Ferat Shala ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ferat Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, derisa ka shtuar se do t’i përgjigjet ftesës me 5 shkurt të këtij viti.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, u shpreh Shala, përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë