Ja çfarë ju ndodhi mbrëmë dy femrave në një lokal në Gllanasellë

Dy viktima femra kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një shitore në Gllanasellë, kanë hyrë tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza ku njëri prej tyre nën kërcenim të armesë ftohtë (thikë) kanë grabitur arkën me para kesh si dhe dy pako cigare dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

Sipas policisë grabitja ka ndodhur të hënën në ora 19 e 10 minuta.

Nuk është raportuar për të lënduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë