Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për zëvendëskryeministër dhe ministra

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar emrat e kandidatëve për ministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një adresimi publik, Kurti ka propozuar 6 kandidatë përfshirë këtu edhe emrin e zëvendëskryeministrit të dytë.

Ai i ka bërë thirrje LDK-së që t`i propozojë kandidatët e saj për ministra dhe të formohet qeveria e re mes këtyre dy subjke-teve politike.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti në videomesazhin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë