Digjet një veturë te Kroni i Mbretit

Një veturë me targa civile është përfshirë nga zjarri sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky rast ku shihet vetura e llojit “Opel Vectra” duke u djegur.

Sipas lexuesve, rasti ka ndodhur te Kroni i Mbretit ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë