Lladrovci: Nuk pres me pas takim nesër, as nuk bëhet e as mbahet shteti me inat

Gjashtë janari mbeti data për takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

E gjithë kjo pas tri ftesave të dërguara nga Thaçi tek Kurti dhe refuzimi i tij për t’u takuar.

Së fundi ai i dërgoi një letër presidentit ku i caktoi datën 6 janar si takimin mes tyre.

Presidenti e pranoi kërkesën e Albin Kurtit, dhe caktoi orën e takimit.

Por një natë para këtij takimi, anëtari i PDK-së, njëherësh kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar duke thënë se “nuk mbahet shpia me inat”, shkruan Indeksonline.

Sipas tij nuk pritet të ketë takim nesër, për shumë arsye duke theksuar se egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën.

Postimi i plotë:

Nuk mbahet shpia me inat!

Nuk pres me pasë takim nesër, për shumë arsye. Moti është paralajmëruar kjo qasje e mospërfilljes dhe demonizimit.

As nuk bëhet, as mbahet shteti me inat. Egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë