Sulmuan policinë në Drenas, katër persona të arrestuar

Janë arrestuar katër të dyshuar në Drenas, dy meshkuj dhe dy femra shtetas shqiptar pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë