Bastore ilegale në Drenas, policia arreston pronarin

Njësitë policore me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë bastisur një lokal në Drenas, ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit dhe janë konfiskuar: dy aparate të lojërave të fatit, tri shtëpiza kompjuteri, një printer për tiketa një lexues të tiketave si dhe para të gatshme.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull /K Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë