Nisma hyn në Kuvend

Nisma Socialdemokrate ka marr lajmin më të madh për procesin zgjedhor. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka marr vendim pozitiv për Nismën Socialdemokrate, duke i anuluar të gjitha votat e ardhura nga Serbia dhe që të rinumërohen të gjitha votat.

“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara. 1 ankesë konstatohet e tërhequr”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Përveq anulimit të votave të ardhura nga Serbia, KQZ është urdhëruar edhe ti rinumërojë të gjitha votat.

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë