Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Kështu ai ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook duke theksuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, njofton Klan Kosova.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, ju bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”.

“Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë