Drenica përfaqësohet me 11 deputetë, 10 prej tyre nga PDK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Bashkë me rezultatet e subjekteve politike, KQZ bëri të ditur edhe emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatet në Kuvend.

Një ndër rajonet më të mëdha në Kosovë, Drenica, ka arritur të fut në Kuvend 11 deputetë, mirëpo interesante del të jetë se dhjetë janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe një nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Por, ndryshe nga komuna e Skenderajt e cila ka dërguar në Kuvend nëntë deputetë, Drenasi me 54 861 votues ka arritur të fut në Kuvend vetëm dy deputetë, Ferat Shalën dhe Sejdi Hoxhën.

Pra derisa në Skenderaj vota ishte e përqendruar në kandidatët e tyre, në Drenas ajo ishte tejet e shpërndarë.

Disa nga deputetët me prejardhje nga Drenica janë kandiduar prej degës së PDK-së në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë