Shkarkohet edhe Drejtoresha e Inspeksionit në Drenas, Berisha thotë se u shkarkua pa asnjë arsye

Drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, Aurora Berisha, ka thënë se është shkarkuar nga kjo pozitë nga kryetari Ramiz Lladrovci.

Berisha në Facebook ka shkruar se për këtë vendim ka pasur presion nga kryetari e pasi që ajo nuk është pajtuar për të dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ajo është shkarkuar.

Ajo ka shkruar se e e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe transparencë dhe se ka arritur suksese në punën e saj.

“Mirëpo, duke qenë e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi se pozita e “Drejtorit Komunal” është pozitë politike dhe bëhet me emërimin e kryetarit dhe mandati i saj zgjatë njëjtë me mandatin e kryetarit, pa ndonjë datë të përcaktuar. Gjithashtu është e përcaktuar që kryetari siç ka të drejtë të emëroj një drejtor, ka të drejtë edhe të shkarkojë atë, sikurse në rastin tim pa ndonjë vërejtje apo arsye. Në rregull”, ka shkruar ajo, përcjell FaktePlus.

Reagimi i plotë:

 


Ekskluzive: Lirohet nga detyra, drejtori i Arsimit në Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë