Kush është numri premtues 14 i NISMA’s Socialdemokrate?

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale që vjen nga radhët e NISMA’s Socialdemokrate, Skender Reçica në këto zgjedhje parlamentare garon për deputet duke bartur numrin 14 në listë.

Reçica gjatë punës si ministër i dikasterit që merret kryesisht me çështje sociale, të punësimit e pensionale disa herë është cilësuar si ministri më i sukseshëm në Qeverinë Haradinaj.

Organizatat në vend por edhe raportet e rregullta të MSA-së dhe ERA kanë treguar se MPMS e udhëhequr në këtë kohë nga Reçica ka përmbushur të gjitha objektivat si dhe obligimet nga agjenda evropiane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë