Drenas/ Mbahet “Karavani shëndetësor” i organizuar nga AQH-ja dhe organizata KOPF

Të enjten në oborrin e shkollës fillore të fshatit Nekoc “Bajram Curri”, është mbajtur “Karavani shëndetësor” i organizuar nga AQH-project, organizata KOPF dhe i mbështetur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe punëtorëve shëndetësor nga QKMF-ja.

Qëllimi i këtij aktiviteti është përmirësimi i shëndetit të popullatës së Kosovës, me ofruesit e kujdesit shëndetësor të fuqizuar dhe me menaxherët e aftë për të përmbushur nevojat e pacientëve, të cilët janë më të vetëdijshëm për të drejtat dhe nevojat e tyre. Në këtë karvan është bërë prezantimi i këshillave shëndetësore me fokus sëmundjes jo të transmetueshme, veçanërisht hipertensionin, diabetin, alkoolin, duhani, mbipesha, ushqyeshmëria dhe dukurit tjera të cilat dëmtojnë shëndetin.

Në tendat e vendosura janë prezantuar këshillat shëndetësore nga punonjësit shëndetësor të QKMF-së, përfaqësues nga AQH-ja dhe KOPF, ndërsa nuk ka munguar edhe aktiviteti për argëtimin e fëmijëve të vegjël nga palaço dhe dy animatorë të tjerë.

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) është financuar nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH dhe Save the Children.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë