Dardan Krasniqi në RTK: Nisma në krye me Limajn, fituese e zgjedhjeve

Dardan Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit NISMA Socialdemokrate, Aleanca për Kosovën e Re (AKR) dhe Partia e Drejtësisë (PD), në emisionin “Debat” në RTK ka deklaruar se pjesa dërmuese në listën për deputetë janë kandidatë të ri, figura të reja që nuk kanë garuar më herët.

Ai ka thënë se në vitin 2012 ata kanë garuar me 15 kandidatë.

“Në mesin e kandidatëve kemi edhe persona nga diaspora”, tha Krasniqi, duke shtuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është koalicion i fitores në krye me Fatmir Limajn i cili sot është nominuar për kryeministër.

Krasniqi garon për herë të parë për deputet ndërsa mbanë numrin 20 në listë.

Ai që disa vite punon drejtor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit por është njohës i mirë edhe i politikës.

Krasniqi kërkon mbështetjen e qytetarëve që të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë