Të premten dhe të shtunën dezinsektohen hapësirat publike në Drenas dhe Komoran

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të premten dhe të shtunën në mbrëmje do të vazhdoj implementimin e projektit për dezinsektimin e qendrës së qytetit në Drenas dhe qendrës së Komoranit në fazën e dytë të dezinfektimit. Ky projekt do të realizohet nga kompania e kontraktuar nga DSHPE-ja dhe është në kuadër të projektit të intervenimeve emergjente.

Dezinsektimi i qendrës së qytetit në Drenas do të fillon me datën 14.09.2019 (e premte) prej orës 20:00, ndërsa në qendër të Komoranit me datën 13.09.2019 (e premte) prej orës 20:00.

Loading...
Loading...

Prandaj të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos dalin në shëtitje në hapësirat publike (shesh, parkingje, trotuare etj) në këto orë kur edhe bëhet dezinsektimi dhe të mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave.

Ndërsa të gjithë bletarët këshillohen që të mos lëshojnë bletët e tyre dy ditë pas dezinsektimit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike do të bëjë njoftimin edhe përmes megafonit ne ditën e aksionit, ndaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij projekti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë