Njoftim nga Komuna e Drenasit

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se nga sot (10.09.2019) fillon diskutimi publik lidhur me raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal.

Draft dokumentin e VSM-së mund ta gjeni të publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës së Drenasit, ndërsa për debatin publik, do të njoftoheni me kohë i cili do të organizohet në ambientin e Komunës.

Gjatë kësaj periudhe ku dokumenti i VSM-së është në diskutim publik, ju mund të jepni komentet dhe sugjerime tuaja në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Draft-dokumentin mund të shkarkoni në këtë link: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2019/09/Raporti-i-VSM-per-PZHK-Gllogovc-27-Gusht-2019.pdf?fbclid=IwAR2UJf8AdvZ_cL1LAgoSjcAt5KLf09glTdC2oasbK0L3X9Bq6jzYW9-OHRM

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë