Arrestohet një person në Drenas, dyshohet për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për përfshirje në një rast dhunimi.

Sipas raportit policor, më 11 qershor 2026, rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se një person nga Drenasi ishte i përfshirë në një rast dhunimi ndaj një femre kosovare.

Pas veprimeve hetimore dhe grumbullimit të informacioneve, njësitet policore kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë