Drenas: Shkrep aksidentalisht me pushkë ajrore, lëndon gishtin e dorës
Një person ka pësuar lëndime në dorë pasi ka shkrepur aksidentalisht me një pushkë ajrore në Drenas.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 19:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se gjatë manipulimit me armën ka shkrepur aksidentalisht, duke lënduar gishtin e dorës së tij.
Ai ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është konfiskuar pushka ajrore e kalibrit 4.5 mm.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

