Sami Lushtaku: Lamtumirë, Sahit Jashari!
Sami Lushtaku i ka dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Sahit Jashari, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
“Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove aq shumë e të cilës i fale gjithçka. Emri yt do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë sonë kombëtare, ndërsa vepra jote frymëzim për brezat që vijnë”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka theksuar se jeta dhe vepra e Sahit Jasharit do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje.
“Lavdi jetës dhe veprës tënde. Do të kujtojmë gjithmonë!”, ka përfunduar Lushtaku.


