Nisma Socialdemokrate hap zyrën e saj në Komoran

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrën e saj në Komoran të Drenasit. Lajmin a ka dhënë Dega e Nismas në Drenas ku sipas saj qëllimi i hapjes së zyrës është që ajo të jetë sa më afër votuesve dhe aktivistëve për ta lehtësuar pjesëmarrjen në aktivitetet e Nismas në Komoran dhe me gjerë.

Njoftimi i plotë:

Hapet zyra e NISMA Socialdemokrate në Komoran!

Të nderuar anetarë dhe përkrahes së NISMA Socialdemokrate sot zyrtarisht në prezencë të Shefit të Shtabit Zgjedhor z. Vehbi Berisha, Kadidatit për deputet z. Liman Krasniqi, sekretarit të degës z. Fehmi Haradini dhe anetarit të kryesisë z. Naim Gjoshi u hap zyra e NISMA Socialdemokrate në Komoran. Qellimi i hapjes së kësaj zyre është që të jemi sa më afër votuesve dhe aktivistëve tanë duke lehtësuar edhe organizimin si dhe pjesmarrjen në aktivitetet e NISMA Socialdemokrate në Komoran dhe më gjerë.

#BASHKËPËRSHTETIN
#FatmirLimaj-Kryeminister

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë