Kosova i jep fund serisë pa humbje – mposhtet nga Anglia, por nuk turpërohet

Kosova e ka pësuar humbjen e parë në këto eliminator nga Anglia me rezultat 5-3.

Një ndeshje me dy fytyra, pasi që në pjesën e parë u paraqitëm dobët, ndërsa në të dytë skuadra ishte më mirë.

Skuadra jonë e nisi mirë ndeshjen duke shënuar që në fillim të saj, pas 35 sekondave.

Një top i humbur nga anglezët, bëri që Vedat Muriqi të pasojë për Valon Berishën, i cili nga afër shënoi për 1-0.

Florent Muslija . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Por ky gol sikur i ‘ngacmoi’ anglezët, që shënuan plot pesë herë në portën tonë, në pjesën e parë.

Rezultati u barazua me Reahem Sterling, që shënoi me kokë nga afër për 1-1, pas një mbulimi jo të mirë në zonë (8’).

Nuk vonoi shumë dhe Harry Kane shënoi për 2-1 pasi e dribloi bukur Vojvodën (19’).

Mërgim Vojvoda dhe Harry Kane (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Goli i tretë ka qenë një autogol me Mërgim Vojvodën që shënoi gabimisht në portën e tij, pas një gjuajtje përtokë nga Sancho.

Në fund të ndeshjes, Jadon Sancho i ndezi turbinat angelze, duke shënuar dy herë në portën e Aro Muriqit.

Fillimisht shënoi në minutën e 41-të, pastaj në minutën e 44-të.

Pjesa e dytë e soli një vendosshmëri më të madhe të djelmoshave tanë, që si duket kanë marrë kritika të mëdha nga trajneri Bernad Challandes.

Valon Berisha më i miri në fushë për ne, shënoi për 5-2 me një goditje të bukur nga brenda zonës në minutën e 49-të.

Forma e mirë e Kosovës vazhdoi edhe pas golit të dytë.

Një top në zoën pranohet mirë nga Muriqi, i cili fiton penalti pasi Harry Meguaire e pengon nga prapa.

Nga pika e bardhë ishte pikërisht Muriqi që shënoi për 5-3 në minutën e 55-të.

Ndeshja u hap plotësisht dhe Kosova kërkonte më shumë dhe kjo bëri që të lënë hapësira prapa.

Një pengim i Amir Rrahmanit në zonë ndaj Barkley, bëri që gjyqtari të akordojë penallti.

Harry Kane gjuajti nga pika e bardhë, por që Aro Muriq ishte në vend duke e ndalur topin.

Berisha dhe Celina kishin raste të mira që ta ngushtonin epërsinë, por që ishin të pafat.

Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë