Kadri Veseli relaksohet me të rinj, pas Konventës së djeshme, shoqërohet nga Migjen Kelmendi dhe Eliza Hoxha

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është parë sonte teksa po pinte kafe e diskutonte me vajza e djem të rinj në një lokal në qendër të Prishtinës.

Veseli ishte i shoqëruar në këtë takim nga kandidatja për deputete, Eliza Hoxha si dhe nga kandidati për deputet, Migjen Kelmendi.

Loading...
Loading...

Nga ajo që dëgjohej në komunikimi ndërmjet Veselit dhe të rinjve prishtinas, ata komunikonin për nevojën ndryshimeve që duhet gë ndodhin në qeverinë e ardhshme dhe për hapësirën që duhet tu krijohet të rinjve në qeverisjen qendrore.

Veseli u tregonte të rinjve se ai tashmë ka dhënë dëshmi se beson tek rinia dhe u ka dhënë japësirë në pozita të rëndësishme udhëheqëse, ndërsa u premtoi se në qeverinë që do ta udhëheqë ai, shumica e ministrave do të jenë vajza e djem të rinj, profesionistë të fushave të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë