“Dardanët” apo “Tre luanët”, ndeshja historike për Kosovën

Pa dyshim se Kosovën sonte e pret një ndeshje mjaftë e vështirë si mysafirë i Anglisë, mirëpo presim që djelmoshat tanë të triumfojnë.

“Dardanët” po ashtu edhe “Tre Luanët” e kanë harruar se çfarë është humbja, Kosova ka një ecuri prej 15 ndeshjesh pa humbje ndërsa Anglia në ndeshjet kualifikuese nuk ka humbur që nga viti 2009.

Mirëpo edhe pse skuadra angleze ka shumë talentë të cilët luajnë për ekipet më të mira të futbollit në botë, prap kanë treguar se i’a kanë frikën kombëtares sonë.

Po ashtu edhe lojtarët e Kosovës edhe pse e kanë të qartë se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, kanë treguar besim se mund të dalin nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv.

Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën

Ndeshja do të luhet sonte në Southampton duke filluar nga ora 20:45.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë