Shumzim Bujupi kandidat për deputet në koalicionin NISMA-AKR

Në listën e kandidatëve për deputet është edhe Shumzim Bujupi, nga Arllati i Drenasit. Ai garon në kuadër të koalicionit NISMA-AKR ndërsa thotë se është nderë dhe krenari që është përkrah njerëzve më të ndritur të historisë sonë më të re si Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, raporton DrenicaOnline. Bujupi thotë se aktiviteti i tij në shërbim të qytetarëve është i njohur, ku që nga pas lufta thotë se ka qenë i angazhuar në ndihmë të ndërtimit të infrastrukturës së fshatit Arllat për tu zgjedhur pastaj nga viti 2010 e tutje edhe Administrator i fshatit.

Njoftimi i plotë i Bujupit:

Të nderuar anëtarë dhe struktura të NISMA Socialdemokrate, të nderuar miq dhe dashamirë, nëpërmjet këtij postimi publik dëshiroj të ju njoftoj se kam marr besimin e plotë nga partia që unë të jem kandidat për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është nderë dhe krenari për mua që të jem përkrah njerëzve me të ndritur të historisë sonë më të re si: Jakup Krasniqi-Kryetar i KK të NISMA’s si dhe lideri ynë Fatmir Limaj. Këto dy personalitet të dëshmuara para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës janë bërë sinonim i unitetit kombëtar, zhvillimit, prosperitetit, profesionalizimit, lidershipit ku të gjithë se bashku jemi thellësisht të përkushtuar në mbrojtjen dhe forcimin e shtetin tonë.

Të dashur bashkëqytetarë, aktiviteti im në shërbim të qytetarëve është i njohur, ku që nga pas lufta kamë qenë i angazhuar në ndihmë të ndërtimit të infrastrukturës së fshatit Arllat për tu zgjedhur pastaj nga viti 2010 e tutje edhe Administrator i fshatit. Aktivitetin tim e kam vazhduar tutje në të gjitha qytetet e Kosovës duke qenë se tash e një kohë punoj zyrtar i mbikëqyrjes së qendrave sociale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Duke qenë shumë i vetëdijshëm se vota e juaj shkon për njerëz të dëshmuar në shërbim të qytetareve pa dallim, besoj shumë se kandidatura ime do ta merr mbështetjen tuaj për sfidën tonë të radhës si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj besimin të cilin na ka dhënë NISMA Socialdemokrate duhet të konkretizohet me përkrahjen tuaj me votë që subjekti ynë të jetë surpriza e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Besimi i juaj ndaj nesh na mundëson të jemi plotësisht në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve dhe mbështetësve tanë pa dallim, vetëm duke qenë i zgjedhur i juaji Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Na priftë e mbara!

Me nderime, i juaji: Shumzim Bujupi

#Bashkëpërshtetin
#FATMIRLIMAJKryeminister

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë