Ferat Shala takon shokët e luftës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala sot ka takuar shokët e luftës. Ai thotë se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga mbarimi i luftës, bisedat me veteranët çdo herë kthehen në kohën e krismave të luftës për liri, raporton DrenicaOnline.

Statusi i plitë i Shalës:

Takimi me shokët e luftës çdo herë është përjetim i veçantë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga mbarimi i luftës, bisedat me veteranët çdo herë kthehen në kohën e krismave të luftës për liri.

Sikur çdo herë, ata, edhe sot, janë të gatshëm që rrugën për ndërtimin dhe prosperitetin e Atdheut tonë, ta mbështesin fuqishëm dhe pa kushte. Ata e dinë saktë se cilët janë prijatarët dhe trasuesit e kësaj rruge, andaj për këtë nuk kanë fare dilema.

Me Dekadën e Re bashkë me veteranët e UÇK-së ne e Ndërtojmë të Ardhmen.

#FeratShala31

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë