Naim Bazaj kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD

Ish Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD.

Bazaj që së fundi u shkëput nga PDK-ja po kërkon mbeshtetjen e qytetarëve që të jetë zëri i tyre në Kuvend, raporton DrenicaOnline.

Ai së fundi kishte ftuar në kullen e tij kryeminstrin Haradinaj për ta prezantuar me qindra aktivistë të tij që tani janë pjesë e AAK-së.

Njoftimin që është kanidat për deputet e ka dhënë vet Bazaj në një status të postuar në profilin e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq bashkëluftëtar familje te dëshmorëve Invalid, Veteranë të UÇK -së

Dua të ju njoftoj se jam kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, koalicioni fitues AAK-PSD.

Rajoni i Drenasit ka nevojë për një përfaqësim më të madh në Kuvendin e Kosovës.

Besoj shumë në ndihmën tuaj që rajoni ynë por edhe Kosova të përfaqësohet nga njerëz të ri për të mirën e vendit tonë.

77 arsye i keni që 20 vite pas luftës përfaqësimi dhe zëri i Drenasit sikur të mos kishte kurr përfaqësim ata vetem ishin përfitues ne emer të luftës ne emër të gjakut pa asnjë fjalë nuk ju shpëtoj nga goja ..!

Dalshim faqebardhë në rrugën tonë për 100 % shtet!
Më nr 77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë