Isa Xhemajlaj kandidat për deputet, kërkon besimin e qytetarëve

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj që është edhe kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Drenas, është kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se është obligim moral e kombëtarë që para banorëve të Drenicës dhe kudo në Kosovë të jemi real dhe të përgjegjshëm, ta kërkojmë besimin e tyre që tu shërbejmë me gjithë kapacitetet tona profesionale dhe intelektuale në mënyrën më tê mirë të mundëshme, tu shërbejmê me nder dhe sinqeritet, asnjëherë mos ti mashtrojmë me premtime koti e të pa realizushme.

Njoftimi i plotë i Xhemajlajt:

Te nderuar kolegë,Kryesi e Degës, Kryesi e Gruas dhe Rinisê aktivist dhe simpatizant veqanarisht KANDIDATËT për Deputetë nga Degët e Nisma Socialdemokrate Drenas dhe Skënderaj, që do ta kërkoni besimin e qytetarëve tanë, e kemi obligim moral e kombëtarë që para banorëve të Drenicës dhe kudo në Kosovë të jemi real dhe të përgjegjshëm, ta kërkojmë besimin e tyre që tu shërbejmë me gjithë kapacitetet tona profesionale dhe intelektuale në mënyrën më tê mirë të mundëshme, tu shërbejmê me nder dhe sinqeritet, asnjëherë mos ti mashtrojmë me premtime koti e të pa realizushme.
Nëse para 20 viteve ishte e nevojshme lufta për Liri sot nevojitet lufta pêr zhvillim e punêsim në Komunat tona sepse deri tani kemi parë zhvillime ekonomike vetëm të familjeve dhe individêve të caktuar, por banorët tanë po përjetojnë varfërinë dhe zhgënjimin, prandaj ju lutem mos i zhgënjeni këta njerëz të mirë që do të ju besojnë juve.

Të qenit në pozita shtetërore ,lokale apo qndrore nuk ështê vetëm privilegj por kërkon etikë,punë, përgjegjësi dhe angazhim maksimal për të mirën e vendit dhe njerzve që në këtë kohê të pa kohë ta ka dhênë besimin Ty.

Nëse do që të bëhesh i pasur zgjidh rrugë tjeter por jo përfajqësimin me gënjeshtra e mashtrime për përfitime përsonale, bëhu i sinqert me ta dhe tregoju të vërtetën atyre mijêra njerzve që kanë vendosur që të besojnë Ty, dhe me të drejtë presin nga Ti që tu ndihmosh për një jetê më tê mirë.
Fillimisht bêhu i sinqertë me veten tënde e pastaj edhe me të tjerët, respektoji njerzit që tê kanê besuar dhe lëre mendjemadhësinê, injorancën dhe arrogancën ndaj njerëzve tuaj se nuk tê duhen këto veti neveritëse.

Pra jeto ndershëm me punën dhe djersën tënde se herdokurë do përballesh me realitetin tënd cilido qoftë ai i ëmbël apo i hidhur.

Atë që e mbjell atë do korrësh vetë.

Bëhu i sinqert ndaj robit e Zotit, sepse gjithëçka që ka fillimin do ketë edhe fundin.

Prandaj puno e jeto me nder.

#Bashkëpërshtetin
#Nismasocialdemokrate
Zoti qoftë me Ne
Na priftë e mbara
U R I M E

Isa Xhemajlaj – Kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë