Disa nga arsyet pse duhet ta votoni Skender Reçicën

Tashmë janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë nga rradhët e partive politike në vend, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 Tetorit.

Partitë politike në vazhdimësi po deklarohen se në listat e tyre janë angazhuar të vendosin emra të personave me integritet e të cilët janë dëshmuar në angazhimin e tyre për vendin dhe qytetarët e saj, kandidatë të cilët janë të veshur me vlera dhe vizion të qartë për të mirën e përgjithme të qytetarëve të Kosovës.

Qytetarët tash e sa vite po përballen me shkallë të lartë të papunësisë, mirëqenie jo stabile e mungesë të politikave të duhura për zhvillim socio-ekonomik.

Më shumë se asnjëherë më parë, vendi ka nevojë për politika e programe socialdemokrate, që mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve e kanë në krye të prioriteteve e angazhimit.

Pak ditë më parë, listën e kandidatëve për deputet e publikoi edhe një parti me orientim socialdemokrat, NISMA Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj.

Në këtë listë gjendet edhe emri i ministrit në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Skender Reçica që në partinë tij është anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë.

Reçica në këtë mandat qeverisës ka drejtuar dikasterin që në fokus ka punësimin dhe mirëqenien sociale. Disa herë është cilësuar si ministri më i suksesshëm në Qeverinë Haradinaj dhe MPMS në disa raste është renditur e para në përmbushje të obligimeve, si nga organizatat vendore, po ashtu edhe në përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane.

Pse duhet votuar Reçica për të përfaqësuar zërin qytetarë në Kuvend?

Në fushën e punës dhe punësimit, mirëqenies sociale, fushën pensionale qytetarët janë përballur me padrejtësi dhe mos gatishmëri të hartimit të politikave të favorshme, si dhe përmirësim të gjendjes jo të mirë që përcjellë qytetarët për sa e sa vite në udhëheqësitë e kaluara.

Brenda këtij viti, qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar në shtetin e Zvicrës do të kenë mundësinë të gëzojnë pensionet e tyre dhe kjo në bazë të një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar nga Reçica. Kjo marrëveshje ka marrë dritë jeshile nga të dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Zvicrës dhe tashmë zyrtarisht është në fuqi. Që nga viti 2010, qytetarët tanë padrejtësisht nuk gëzojnë të drejtat e tyre dhe deri më tani nga qeverisjet paraprake nuk ka pasur vullnet që qytetarëve ti kthehen të drejtat e mohuara. Të ngjashme marrëveshje vitin e kaluar Reçica në emër të Qeverisë së vendit e ka nënshkruar edhe me Belgjikën dhe të dy këto marrëveshje janë marrëveshjet e para ndërkombëtare në fushën e sigurimeve sociale.

Pa dyshim, këto marrëveshje përbëjnë një nga sukseset më të mëdha që përkthehet drejtpërdrejt në realizim të të drejtave të qytetarve dhe pa dyshim rritje të mirëqenies së tyre familjare.

Fusha pensionale dhe e beneficioneve, ajo sociale e familjare, fusha e marrëdhënies së punës dhe siguria e shëndeti në punë janë fusha të cilat janë shoqëruar ndër vite me mjaftë telashe, qoftë në aspektin e infrastrukturës ligjore, politikave të gabuara institucionale, mos gatishmërisë për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe zgjerim të mundësive për punësim.

Vitin e kaluar, kemi qenë dëshmitarë të një reforme që ka përfshirë të gjitha fushat e lartëpërmendura që janë inicuar nga MPMS e drejtuar nga Skender Reçica.

Nën drejtimin e tij, ky dikaster ka hartuar Koncept-Dokumentin për reformë rrënjësore të sistemit pensional, ka hartuar Projektligjin e Ri të Punës i cili i është përcjellë legjislativit për miratim, ka hartuar për herë të parë një Projektligj të veçantë për nënat lehona, me qëllim të avancimit të gruas në tregun e punës. Për herë të parë, me ligj është paraparë kompensimi material i lehonave të papunësuara.

27.000 qytetarë të Republikës së Kosovës, të regjistruar si punëkërkues janë trajtuar duke i përfshirë më punësim të rregullt, masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional që padyshim shënon një nga përpjekjet më të mëdha ndër vite për dhënie të mundësive për punësim dhe aftësim profesional të qytetarëve, sidomos të grave. Janë mbi 10.000 gra të cilat në kuadër të 27.000 punëkërkuesve janë përfshirë në punësim dhe aftësim profesional.

Lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës janë shndërruar në shqetësim sa i përket sigurisë së punëtorëve në vendin e punës.

Vitin e kaluar, Reçica ka kërkuar nga Inspektorati i Punës që të instesifikojë inspektimet në vendpunishtet e ndërtimit të lartë, me fokus në Prishtinë aty ku janë më prezent. Angazhimi me përkushtim ka bërë që situata sa i përket sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në punë të shënojë përmirësim dhe sot masat e sigurisë po respektohen në përmasa më të mëdhe seç kanë qenë më herët.

Personat me aftësi të kufizuara dhe grupet vulnerable në përgjithësi, kategoritë e dala nga lufta, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, fëmijët pa përkujdes prindëror, kanë nisur të ndjejnë dorën e përkujdesit insitucional e shtetëror gjatë mandatit të Reçicës si ministër.

Personat paraplegjik e tetrapelgjik kanë filluar të gëzojnë beneficionet që padrejtësisht u ishin mohuar si pasojë e mos zbatimit të ligjit. Ka nisur kompensimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht, verifikimi dhe njohja e statusit të tyre. Jemi dëshmitarë të gjithë se këto viktima me vite të tëra nuk kanë gëzuar kujdes nga shteti. Fëmijët e braktisur kanë njohur avancim të mirëqenies pas rritjes së pagesës mujore për ta, pas një vendimi të Reçicës.

Janë këto vetëm disa nga vendimet e Skender Reçicës së NISMA’S gjatë përgjegjësisë së tij si ministër i MPMS-së, i cili po synon një ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Janë të tilla vendime që kanë avancuar gjendjen e përgjithshme, posaçërisht në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale, duke mos harruar të përmendim këtu edhe rritjen e asistencës sociale për 20% vitin e kaluar, që ka përmirësuar sado pak mirëqenien e rreth 25.000 familjeve në Kosovë.

Janë pëmbushje të obligimeve këto që janë evidentuar edhe në raportet e rregullta në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe në kuadër të Agjendës së Reformës Evropiane.

Këto vendime dhe të arritura përbëjnë arsye të bollshme dhe objektive që qytetarët e Republikës së Kosovës, më 6 tetor në kutitë e votimit ti japin besimin e tyre Skender Reçicës në mënyrë që kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve të vendit, ta vazhdojë në Parlamentin e Kosovës.

Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për njerëz vizionarë, që përkushtimin dhe kontributin ndaj shtetit tashmë e kanë dëshmuar, që interesin e përgjithshëm qytetarë e vënë në rend të parë, që emri i tyre nuk është lakuar asnjëherë për afera korruptive dhe që pergjegjësitë e bartura nuk i kanë keqpërdorur asnjëherë në favor të interesit personal përpara atij qytetarë dhe shtetëror.

Kosova dhe qytetarët e saj, kanë nevojë për ndryshime pozitive!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë