Dardan Krasniqi i futet garës për deputet, kërkon mbështetjen e qytetarëve

Garës për deputet të Kuvendit të Kosovës i është futur edhe Dardan Krasniqi. Ai për disa vjet është drejtor në Agjensionin Kosovar të Privatizimit (AKP) ndërsa tani kërkon besimin e qytetarëve që të jetë zëri i tyre në Kuvend, raporton DrenicaOnline.

Krasniqi ndodhet në listën e kandidatëve të Nismas Socialdemokrate dhe thotë se është nder dhe përgjegjësi e lartë të kërkosh besimin qytetar për të qenë zëri i tyre në institucionin më të lartë të shtetit.

Ky është njoftimi i plotë i Krasniqit:

Të nderuar dhe shumë të respektuar miq, familjarë, aktivistë të palodhshëm të NISMËS Socialdemokrate dhe qytetarë,

Kam kënaqësinë dhe duke ndjerë përgjegjësi të lartë, të ju njoftoj se jam zyrtarisht kandidat i nominuar nga NISMA Socialdemokrate për deputet të Parlamentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Është nder dhe përgjegjësi e lartë të kërkosh besimin qytetar për të qenë zëri i tyre në institucionin më të lartë të shtetit.

Është po ashtu nder të jem në mesin e shumë kandidatëve meritorë, të prirë nga Kryetari Partisë z. Fatmir Limaj, i cili njëherish është edhe kandidat për Kryeministër nga ky koalicion fitues. Natyrisht, pa harruar edhe shumë aktivistë të tjerē, të cilët do ta meritonin këtë nder pa asnjë dyshim dhe të cilët janë edhe motiv shtesë pët të qenë sa më të përgjegjshëm dhe të angazhuar për të dalë sa më mirë në fund të procesit zgjedhor.

Falënderoj përzemërsisht strukturat e degës në Prishtinë, Kryetarin dhe Kryesinë Qendrore për besimin e dhënë.

Na pret punë e madhe për të përquar të çdo qytetar mesazhin tonë dhe parimet e NISMËS Socialdemokrate.

Të gjithë ju aktivistë që kemi qenë bashkë gjatë këtyre viteve, ju familjarë, shoqëri dhe kolegë të nderuar,

Bazuar në të kaluaren time njerëzore, profesionale dhe atë familjare, si dhe duke besuar fortë në Socialdemokracinë Moderne, kërkoj mbështetjen tuaj sot, për të qenë zëri dhe mbrojtja e interesit tuaj nesër.

Ju falënderoj nga zemra dhe dalshim faqebardhë!

I juaji,
Dardan Krasniqi, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
#Nismasocialdemokrate
#Bashkëpërshtetin#

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë