Gjykata shpall të pafajshëm gjelin, ai mund të këndojë sa të dojë

Një gjykatë në Francë ka marrë vendim që gjeli Maurice mund të vazhdojë të këndojë, duke hedhur poshtë ankesën e komisionit, i cili akuzoi pronaren e tij për shkak të zhurmës.

Pronarja e Maurice, Korin Feso, mund të mbajë gjelin në ishullin e vogël Oleron të Francës.

Kohë më parë gjeli Maurice ishte bërë kryelajm nëpër media, ku ishte ngritur çështja nëse mund të këndojë çdo mëngjes në ishullin Oleron.

Pronarja e që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, kishte thënë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka pasur sukses.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë