Elmi Thaçi: Ka ikur koha e patriotizmit, Kosovës i duhet një qeveri e cila punon për qytetarin

Ish kandidati per kryetar te Komunes se Drenasit, nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Elmi Thaçi ka njoftuar se shume shpejt do te perfshihet ne skenen politke edhe pse ai nuk ka ende nje adrese se ne cilen parti do te kyçet. Sipas Thaçit, ka ikur koha e premtimeve boshe, ka ikur koha e patriotizmit dhe tani eshte momenti qe qytetari te dije ke ta votoje.

Statusi i plote i Thaçit:

Gerçi politik si duket ka perfshire serish politiken kosovare. Doreheqja papritmas e kryeministrit Haradinaj e ka derguar vendin ne prag te zgjedhjeve te parakohshme. Por ky prag mund te kalohet vetem nese ka marreveshje politike dhe sigurisht qe aminin duhet ta jap ne fund Presidenti Thaci.

Deklarativisht te gjitha subjektet jane pro mbajtjes se zgjedhjeve, anipse ne realitet jo te gjithat jane te gatshme per ti hyre gares.

Kosoves si asnjehere me pare tani i duhet nje Qeveri e cila rrit zhvillimin ekonomik, ule emigrimin e rinise, hape vende pune, e integron vendin drejte BE-se, permireson shendetesine, infrastrukturen si dhe ofron siguri per te gjithe qytetaret pa dallim.

Ka ikur koha e premtimeve boshe, ka ikur koha e patriotizmit dhe tani eshte momenti qe qytetari te dije ke ta votoje.

Ani pse kam oferta nga te gjitha partite per tu bere pjese e tyre, aktualisht jam jashte çdo angazhimi politik.

Por se shpejti do te vendosi nga do te orjentohem, mirepo ajo cfare une kerkoj dhe e duan te gjithe qytetaret eshte puna me sinqeritet dhe angazhimi maksimal per te punuar per vendin.

Qytetare te nderuar, eshte koha per te ndryshuar!

Do te shihemi se shpejti…

E.Th

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë