Atmosferë e mirë në stërvitjet e ‘Niklit’ para ndeshjes ndaj Slovan Bratislava

Feronikeli ka një tjetër ndeshje të rëndësishme para vetes.

Më datën 30 korrik, pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadrën e Slovan Bratislava, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese, të kualifikimeve për Europa League.

Ndeshja e parë e luajtur në Bratisllavë, përfundoi me rezultat 2-1, prandaj në këtë takim, Feronikeli duhe të ballafaqohet me disavantazhin e një gole.

Takimi fillon prej orës 18:00.

Skuadra e ‘Niklit’ duket në formë të mirë në stërvitje dhe me atmosferë të mirë brenda klubit. Një rezultat pozitiv patjetër që është i nevojshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë