Ky televizion transmeton ndeshjen Slovan Bratislava – Feronikeli

Feronikeli do të luajë nesër ndeshjen kualifikuese të fazës së dytë në Ligën e Evropës.

Kundërshtari i radhës për Niklin do të jetë skuadra sllovake, Slovan Bratislava, shkruan GazetaOlle.

Ky takim pritet të transmetohet në Radio Televisonin e Kosovës nga ora 18:00.

Lajmin për GazetaOlle e ka konfirmuar drejtori i programacionit të sportit në RTK, Blerim Vuniqi.

“Po do të transmetojmë ndeshjen e nesërme prej orës 18:00”, tha Vuniqi.

Kujtojmë se ndeshja e parë zhvillohet në Bratislavë kurse ajo e kthimit pas një jave në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë