Futbollistët dhe trajneri serb të Slovan Bratislavës dorëzohen para presionit, nuk luajnë ndaj Feronikelit

Feronikeli do të përballet ditën e nesërme me Slovan Bratislavën në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Europës.

Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës nga Slovan Bratislava që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos luajnë kundër Feronikelit.

Mësohet se këta 2 futbollistë kanë vendosur t’i binden këtij vendimi dhe nuk do të luajnë kundër kampionëve të Kosovë.

Kjo ndodh sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe nuk duan që lojtarët e tyre të luajnë kundër një klubi kosovar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi sllovak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare:

“Lojtarët Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic dhe trajneri Vladimir Radenkovic e respektuan vendimin e komitetit serb në lidhje me ndeshjet ndaj Feronikelit. SK Slovan respekton vendimin e lojtarëve dhe të trajnerit, kështu që, Cavric, Drazic dhe Radenkovic nuk do të përfshihen në dy ndeshjet ndaj Feronikelit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë