Fillon ndërtimi i stadiumit kombëtar në Drenas

Një tjetër lajm i madh vjen nga Ministria për Kulturë Rini e Sport.

Zyrtari i saj, Florim Kryeziu, ka publikuar foto të fillimit të punimeve në stadiumin kombëtar.

Kryeziu ka publikuar disa foto ku shihet fillimi fillestar i punimeve.

Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në Magjistralen Prishtinë – Drenas, afër Parkut Industrial.

Javë më parë ishte prezantuar edhe projekti, i cili pritet të kushtoj rreth 50 milionë euro.

Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2021.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë