Drejtoresha Krapi viziton vendet e prekura nga reshjet e dendura të shiut

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të pasdites së djeshme dhe gjatë tërë ditës së sotme, Drejtoresha për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, së bashku me ekipin e emergjencave dhe të zjarrfikësve, kanë dalë në terren për të parë nga afër vendet ku dëmet nga të reshurat e shiut kanë qenë më të mëdha për të vëzhguar nga afër situatën e krijuar.

Drejtoresha Krapi, ka njoftuar se ekipet e emergjencave kanë intervenuar në disa puseta të ujërave atmosferike ne Drenas, në Komoran në lagjen Zogaj, si dhe Korroticë të Ulët në disa kanalizime.

Me këtë rast ajo tha se ekipet e emergjencave janë çdo herë të gatshme për intervenime të tilla me qëllim që të evitohen dëmet e mundshme si dhe ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues në situata të tilla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë