Sonte ndeshja e madhe. Feronikeli gati për TNS

Feronikeli ka përbyllur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj The New Saints.

Skuadra është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi për në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.

Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveq asaj te futbollistët.

Të martën, me fillim prej orës 20:00, në kohën lokale të Kosovës, fillon takimi mes The New Saints dhe Feronikeli.

Kujtojmë që kjo xhiro e UEFA Champions luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë