Lladrovci: Gani Sylaj do të kujtohet përjetësisht

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falenderuar të gjithë ata që moren pjesë në varrimin e mësuesit tonë Gani Sylaj si dhe të gjithë ata mijëra persona që erdhen nga të gjitha trojet etnike për të shprehur ngushëllime.

Statusi i Lladrovcit:

Kalimi në amshim i kolegut, shokut, mësuesit tonë të dashur e të nderuar Gani Sylaj, ka lënë një zbrazësi të pariparueshme jo vetëm në komunën tonë, por edhe në Drenicë dhe kombin tonë, duke humbur një mendimtar, atdhetar, veprimtar e luftëtar të paepur për çështjen kombëtare.

Gani Sylaj, përjetësisht do të kujtohet nga dhjetëra gjenerata që i edukoi, mijëra shokë dhe bashkëluftëtar të cilët i motivoi dhe u qëndroi në krah, për liri, çlirim dhe bashkim. Ai do të kujtohet për urtësinë e tij imponuese, sinqeritetin dhe vendosmërinë për kauza të drejta, humane, për qytetarin dhe shtetin.

Në emër të komunës së Drenasit dhe emrin tim, falënderoj, mijëra pjesëmarrës në varrimin e mësuesit tonë të nderuar Gani Sylaj, si dhe mijëra personat nga të gjitha trojet etnike që erdhën për të shprehur ngushëllime apo në forma të ndryshme iu bashkuan dhimbjes tonë.
Faleminderit dhe me të mira ua kthefshim!
Respekt i përjetshëm për mësuesin tonë, veprimtarin e atdhetarin Gani Sylaj!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë