Ky është Bashkim Lajqi, i arrestuari dje në Pejë, që u esktradua në Zvicër

Mediat zvicëriane e kanë vendosur sot në ballinat e tyre lajmin për kapjen dhe ekstradimin e Bashkim Lajqit. Indeksonline ka raportuar dje ekskluzivisht për kapjen e tij dje në Pejë. Ka qenë njësiti Eurofast që ka arritur të kap Lajqin, për ta ekstraduar menjëherë në Zvicër.

I njëjti ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane për vrasjen e Selim Elshanit e ndodhur në maj të vitit 2013 në Friburg të Zvicrës, shkruan Indeksonline.

Loading...

Lajqi ishte në arrati që një kohë ndërsa sot është dërguar në burg për të vuajtur dënimin. Lajqi ka qenë në burg që nga gushti i vitit 2013, por që kishte arritur të ikë nga burgu.

Mediat zvicëriane njoftojnë se kapja e Lajqit ka qenë një operacion profesional policor ndërkombëtar, i udhëhequr nga Drejtoria e Sigurisë dhe Drejtësisë në Freiburg./Indeksonline/

Më shumë