Foshnja 9 muajshe nga Drenasi pëson djegie të rëndë, familjarët bëjnë apel për ndihmë

Foshnja 9 muajshe nga Drenasi, Dea Tahiraj ka pësuar djegie të rëndë.

Aktualisht ajo është në koma dhe ndodhet e shtrirë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës që nga dita e diele.

Në një bisedë për Indeksonline babai i Deas, ka treguar se vajza e tij aksidentalisht është përvëluar nga uji tejet i ngrohtë.

“Rasti ka ndodhur të dielen në mëngjes, është përvëluar nga një bokall me rrymë që janë. Aktualisht ndodhet në QKUK ku edhe do t’ia bëjnë pastrimin e lëkurës, mirëpo sipas disa konsultave me doktorë ajo duhet të dërgohet sa më shpejt për shërim jashtë vendit”, ka thënë Jahir Tahiraj për Indeksonline.

Familjarët e të voglës Dea, bëjnë apel për ndihmë për kurimin e saj, pasi që gjendja e tyre financiare nuk është edhe e mirë.

Të gjithë të interesuarit për ndihmë mund të kontaktojnë këtë numër kontakti: +38346 147 331.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë