Aksidentohet autobusi që barte udhëtarë nga Kosova për në Shqipëri, dalin pamjet e para

jë aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Një autobus me turistë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të autostradës.

Nga përplasja është dëmtuar pjesa e përparme e autobusit, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar. Ndërkohë në autostradë është rënduar trafiku, ndërsa prezente është edhe policia.

Policia është duke hetuar edhe shkaqet e ngjarjes, ku për fat të mirë nuk ka patur pasoja në njerëz.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë