LAJMI I FUNDIT: Milani njofton zyrtarisht për ndeshjen me Feronikelin në “Fadil Vokrri”

Milani ka njoftuar se me 10 gusht do të aterojë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren në “Fadil Vokrri” me Feronikelin.

Tashmë është zyrtare edhe nga ana e Milanit. Kuqezinjtë do të zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” me 10 qershor për ndeshjen miqësore me Feronikelin.

Kështu ka njoftuar klubi përmes sajtit zyrtar.

“AC Milan dhe FC Feronikeli kanë kënaqësinë të ju njoftojnë se të shtunën me 10 gusht në ora 20:45 do të marrim pjesë në ndeshje miqësore në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, Kosovë. Milani do të ndeshjet kundër klubit që udhëhiqet nga Naser Ramaj, i cili është themeluar më 1974 dhe aktualisht luan në ligën më të lartë të Kosovës (Superligë)”, shkruan klubi në sajtin zyrtar.

“Ndeshja me 10 gusht është pjesë e një programi të gjerë veror të takimeve miqësore”, njofton më tej Milan, duke treguar edhe për historikun e Feronikelit si dhe pjesëmarrjen në ndeshje miqësore në Amerikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë