Komuna e Drenasit bën thirrje për kursim dhe shfrytëzim racional të ujit të pijes

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se javët e fundit me ngritjen e temperaturave është shtuar konsumi, respektivisht shfrytëzimi joracional i ujit, gjë e cila ka filluar të shkaktojë çrregullim në furnizim me ujë për shumë konsumatorë.

Ditë më parë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, Drenas, që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë sa më racionalisht në këtë periudhë, për pije dhe higjienë dhe assesi për destinime tjera që konsiderohen të paarsyeshme.

Uji i pijes nuk bën në asnjë mënyrë që të keqpërdoret për çështje të panevojshme si për ujitje e larje rrugësh etj. Keqpërdoruesit e ujit që zihen duke e keqpërdorë ujin do të gjobiten sipas legjislacionit ne fuqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë