Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dobrashevc të Drenasit, ku një makinë ka godit trenin i cili po kalonte në hekurudha.

Nga fotografitë e siguruara nga Express, shihet një makinë e tipit BMW e cila ka goditur trenin nga anash.

Nga ky aksident, raportohet se nuk ka viktima, por ka persona të lënduar lehtë, pa dëmtime serioze.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po e heton rastin.

Më shumë