Drenasi mirëpret delegacionin e veçantë nga Gjermania. Lladrovci ka disa fjalë për mysafirët

Komuna e Drenasit, por edhe e gjithë Kosova këto ditë kanë pasur disa mysafirë të veçantë. Në vendin tonë për vizitë ishte një delegacion i gjerë nga Gjermania. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte në shoqërim të tyre vazhdimisht ka përshkruar me pak fjal vizitën e veçantë.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Unë dhe komuna e Drenasit, kemi qenë të nderuar me vizitën e delegacionit të Baden-Wurtemberg, landit mik nga ku vjen “Qytetari i nderit” i Drenasit, Rainer Wieland me mysafirët tjerë.

Në delegacion, ishin mysafirë me poste të larta në qeverinë federale, ish ministra dhe deputetë të CDU-së, si dhe shumë zyrtarë tjerë të këtij landi dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Delegacionit i printe, euro deputeti Rainer Wieland.

Dita e parë e vizitës së tyre zyrtare, filloi me takimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku i priti Kryekuvendari, Kadri Veseli. Aty ishte një bashkëbisedim dhe pritje e sinqertë. Bashkëpunimi, thellimi dhe begatimi i bashkëpunimit ishte kryefjalë e takimit.

Në vizitën që kemi bërë së bashku, vizituam monumentet fetare, kemi qëndruar në Kishën “Shën Abrahami”, në Llapushnik, ku patëm mikpritje të sinqertë dhe mysafirët morën njoftime për traditës fetare katolike dhe harmonisë fetare të shqiptarëve në Kosovë dhe rajon.

Pastaj vizituam Xhaminë në Korroticë të ulët ku u njohën mysafirët me traditat dhe tolerancën tradicionale të popullit tonë.

Takim i rëndësishëm ishte dhe takimi në gjimnazin “Skënderbeu”, ku u pritëm shumë përzemërsisht me mbresa të veçanta për mysafirët.

Pas takimit në Gjimnaz, së bashku shkuam në darkën mikpritëse ku ishim mbi 60 persona.

Mysafirë të nderit me mysafirët gjermanë ishin Dardan Gashi, Bedri Hamza, Agim Aliu, Bekim Jashari dhe personalitete tjera nga vendi.

Në fjalimin solemn, theksova se Z. Wieland me bashkatdhetarët e tij, i bëjnë nder Komunës tonë dhe Kosovën. Me miqtë si z. Wieland, vendi ynë ka të ardhme! Po ashtu, të gjitha grave ua dhurova nga një medaljon të punuar nga Qendra për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Faleminderit z. Wieland dhe mysafirë nga Gjermania. Faleminderit të gjithëve që kontribuat për këtë vizitë të mysafirëve!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë