Lladrovci mirëpret në Aeroportin e Prishtinës 27 mysafirë të rëndësishëm nga Gjermania

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi dhe disa imazhe postuar në llogarinë e tij Facebook ka treguar se ka mirëpritur në aeoportin “Adem Jashari” një delegacion të rëndësishëm nga Gjermania, teksa ka treguar se nesër do të arrijnë edhe dy personalitete të rëndësishme nga Brukseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Loading...
Loading...

Sonte, në Aeroportin “Adem Jashari”, me kënaqësi dhe nderim, prita pjesën e parë të delegacionit nga Baden-Würtemberg, 27 mysafirë, ndërsa nesër nga Brukseli arrin edhe eurodeputeti Rainer Ëieland, ish zv. President i Parlamentit Evropian.

Të gjithë mysafirët, nga kjo njësi federale e Gjermanisë, ndër më të zhvilluarat në Evropë, kanë përgjegjësi dhe profesione të ndryshme. Në këtë delegacion, do të jenë edhe ish ministra dhe ish deputetë federal, nga partia e CDU-së, politikanë aktual të Baden-Ëürtembergut, udhëheqës lokalë dhe ndërmarrës.

Gjatë kësaj vizite, do të kemi takime të shumta, vizita dhe njohje të mysafirëve me mundësitë që ofron Kosova si dhe mundësitë e investimit në Drenas dhe më gjerë. Jemi të nderuar me këtë vizitë të miqve tanë, nga Gjermania.

Mirë se vini në Kosovë mysafirë nga Baden-Würtemberg!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë