Komuna e Drenasit organizon neser tubim me qytetarë

Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, pika 68.1, 68.2 dhe 68.3 që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, nenit 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe nenit 7 pika 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të Rregullores Komunale për Transparencë, Objektivit 4, pika 4.1 të Planit të Veprimit për Përmbushjen e Transparencës Komunale 2019-2023, Kryetari i Komunës së Drenasit:

O R G A N I Z O N
Tubim me publikun
Të mërkurën më datën 19.06.2019 duke filluar në orën 10:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.

Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.
Me respekt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë