Lladrovci ndan mirënjohje për reporterin e luftës dhe ushtaraken kanadeze

Kryetari Lladrovci ndan mirënjohje për reporterin e luftës Voughan Smith dhe ushtaraken kanadeze Sophie Boisvert Levesque

Më rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim gazetarin britanik Voughan Smith dhe ushtaraken kanadeze Sophie Boisvert Levesque të cilëve i ka ndarë mirënjohje për kontributin e tyre për Kosovën.

Kryetari Lladrovci, gjatë takimit ka vlerësuar lartë kontributin e tyre dhe ka falënderuar për punën e palodhshme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për popullin e Kosovës. “Ndjehem shumë mirënjohes që ne këtë ditë, sot në mesin tonë, është gazetari, fotografi dhe dokumentuesi i parë i të vërtetës së krimeve serbe në Kosovë, dëshmitari i parë i masakrave dhe tokës së djegur nga njësitet ushtarake serbe në Drenicë, në Prekaz, gazetari nga Mbretëria e Bashkuar, zotëri Vaughan Smith, po ashtu, jemi të nderuar të gjithë qytetarët e Drenasit se në mesin tonë, është ish ushtarakja e Kanadasë, veteranja e ushtrisë kanadeze Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-s u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit. Kurrë nuk do të harrojmë kontributin tuaj”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Gazetari Smith dhe ish ushtarakja kanadeze, Levesque, kanë qenë edhe mysafir nderi ne Seancën Solemne të Kuvendit të Komunës i cili është mbajtur për nder të 20 vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë