Kryetari Lladrovci pranon mirënjohje nga kryetari i qytetit të Bronksit të Amerikës

Presidenti dhe themeluesi i fondacionit shqiptaro-amerikan “Besa”, Esad Rizai i shoqëruar nga ish-Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant, Kadri Kastrati dhe vëllai i Heroit Tahir Siani, Skender Sinani, kanë vizituar Komunën e Drenasit ku janë pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci.

Vizita e tyre është bërë me rastin e shënimit të 20 vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Drenasit, ku Esad Rizai, ne emër të kryetarit të qytetit të Bronksit të New Yorkut, Ruben Diaz, ka dhuruar mirënjohjen kryetarit Lladrovci, ne të cilën vlerësohet trashëgimia 12 mijë personave me prejardhje shqiptare të këtij qyteti dhe kontributin që ata vazhdojnë të japin, si dhe meritat kombëtare të heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë