Lajm i madh: Ky është stadiumi nacional që do të ndërtohet në Drenas

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës është bërë prezantimi i projektit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës i cili do të ndërtohet në Drenas.

Në projektin që u prezantua morën pjesë kryetari i kuvendit të Kosovs, Kadri Veseli, ministri Gashi, futbollisti Milot Rashica, kryetari i FFK-së, Agim AdemI, Gramoz Vokrri dhe shumë të tjerë.

 

 

Ministri Gashi ka njoftuar se punimet në këtë stadium, i cili pritet të ketë 30,000 ulëse, do të fillojnë pas disa muajsh.

Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kosova do të shpërngulet në Drenas.

Për stadiumin e Kosovës kishte shumë debate, duke e cilësuar vendimin politik, pasi fillimisht ishte caktuar në Bërnicë. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë